Fondacioni DAVIDI është një organizatë joqeveritare humanitare, edukative, bamirëse, kulturore dhe filantropike me fokus të vecantë brezat e rinj dhe shtresat në nevojë. Një fondacion i cili kërkon të bëjë bashkë shqiptarët e Shqipërisë me ata të diasporës për ti ardhur në ndihmë të rinjve dhe familjeve në nevojë.
Kauzat tona janë:
a) arsimi cilësor,
b) zhvillimi profesional i të rinjve;
c) lufta ndaj varfërisë
d) aksesi në shëndetësi.
FD u themelua në vitin 2002 dhe drejtohet nga një grup intelektualesh nga bota akademike. Misioni Ynë është edukimi i një brezi të ri që t’i përgjigjet nevojave të shoqërisë dhe të sjellë ndyshimin në jetën e qindra dhe mijra qytetarëve shqiptarë që nuk kanë mundësi për arsimim, vetzhvillim dhe trajtim shendetësor.